Arrestohen disa persona në Tetovë për shkak të lëndëve narkotike

Tetova

Arrestohen disa persona në Tetovë për shkak të lëndëve narkotike

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policorë në Tetovë janë arrestuar tetë persona për të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale përdorim dhe tregti të lëndëve narkotike.

“Në orën 22:00 në SPB Tetovë janë sjell E.I.(26), A.D.(27) nga Shkupi dhe R.I.O.(30) nga Republika e Bullgarisë, të cilët rreth orës 12:25 minuta janë arrestuar në Shkup, për shkak të dyshimit të “prodhim të paligjshëm dhe tregtisë me lëndë narkotike”.

Tre të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në rastin ku janë gjetur dy qese me marijuanë në rrugën lokale për fshatin Kamjan, të paraqitur më 4 maj rreth orës 22:00. Ato janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë, ndërsa sot do të paraqiten para prokurorit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marijan Josifoski.

Personat e tjerë janë ndaluar në orën 22:00, në fshatin Zhelinë, ku tek personat S.A.(20), XH.U.(21) dhe F.O.(33) nga ky fshat gjatë kontrollit të veturës “Golf” me targa të Tetovës është zbuluar marijuanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat