Tetovë, punimet në rrugët rreth sheshit shkaktojnë rrëmujë në trafik

Tetova

Tetovë, punimet në rrugët rreth sheshit shkaktojnë rrëmujë në trafik

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Punët ndërtimore në disa rrugë rreth sheshit të Tetovës dhe mos informimi i qytetarëve nga ana e autoriteteve, ka shkaktuar rrëmujë në trafik, duke u bllokuar rrugët kryesore, udhëkryqi në rrugën e Ilindenit, bulevardit Iliria dhe rreth rrotullimet në Qendër.

“Me shtimin e frekuentimit nëpër rrugët e Tetovës, është shtuar edhe puna e shërbimit merimangë për gjithë ata që parkohen gabimisht. Nga ky shërbim thonë se në ditë ngritën dhjetëra makina që bllokojnë rrugën, duke u parkuar në trotuare, vizbardha apo vende ku nuk duhet parkuar”.

Sa paguat dënim?

“20 euro pagova merimangën”.

“Nuk e di sa do paguaj mi morën dokumentet librezën veç”.

Nga SPB-ja në Tetovë apelojnë që vozitësit që të bëjnë kujdes me shkeljen e rregullave sidomos gjatë festës së Bajramit kur qarkullojnë më shumë vetura.

“Rrëmujën nëpër qytet e bëjnë edhe punimet që bëhen në ca rrugë të Tetovës, dhe qytetarët nuk janë mirë të informuar, sidomos këta që kanë ardhur tani nga vendet e jashtme për festat. Megjithatë kolegët në terren ndjekin situatën dhe marrin masa adekuate kështu që vetëm dy ditëve të shkuara, përmes shërbimit komunal të merimangës janë ngritur 30 makina të parkuara keq”, u shpreh Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së.

Për vetëm 48 orë, SPB në Tetovë ka shqiptuar 120 gjoba për mos respektim të rregullave të komunikacionit. Katër muajt e fundit shërbimi Komunal i merimangës ka larguar 570 makina të parkuara gabimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat