Tetova shënon rekord sa i përket vaksinimit

Tetova

Tetova shënon rekord sa i përket vaksinimit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka njoftuar që sot me një numër rekord presj 1225 vaksinimesh përmbyllet një javë e suksesshme në Qendrën rajonale të vaksinimit në Tetovë.

Arifi Falenderon me përulje heronjtë mantelbardhë, studentët, nxënësit e shkollave të mesme të mjekësisë, vullnetarët e kryqit të kuq dhe forcat e rendit për përkushtimin e tyre.

“6000+ vaksinime për 7 ditë! 

Sot me një numër rekord prej 1225 vaksinimeve përmbyllim 1 javë të suksesshme në Qendrën rajonale të vaksinimit në Tetovë.

Një falënderim deri në përulje për heronjtë mantel-bardhë, studentët, nxënësit e shkollës së mesme të

mjekësisë, vullnetarët e kryqit të kuq dhe forcat e rendit, për përkushtimin dhe punën që bëjnë pa kursyer asgjë nga vetja! 

Vaksinohu edhe TI! 

Paraqitu në lidhësen: www.vakcinacija.mk #vaksinohu”  , ” ka shkruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat