Bizneset e vogla në Tetovë shpëtimin e shohin te mërgimtarët

Tetova

Bizneset e vogla në Tetovë shpëtimin e shohin te mërgimtarët

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Heqja e masave anti-kovid nëpër pika kufitare do të mundësonte ardhjen e mërgimtarëve gjatë verës në Maqedoni. E këtë më së shumti e dëshirojnë bizneset e vogla.

Shumica e pronarëve të dyqaneve në Tetovë thonë se ekzistenca e tyre varet pikërisht nga mërgimtarët dhe për këtë shkak kërkojnë nga Qeveria që të mundëson masa lehtësuese për ardhjen e tyre.

“Me ardhjen e mërgimtarëve në Maqedoni mendoj se biznesi do të ketë një avancim, të gjithë bizneset e vogla gati një vit e gjysmë janë në kolaps. Për momentin në Maqedoni kanë problem me financat. Ekonomia në Maqedoni është varur nga mërgata shqiptare edhe këtë më së miri mund ta tregojnë ekspert e ekonomisë”.

“Shteti duhet të krijojë më shumë gjëra që të vijnë mërgimtarët. Nëse nuk vijnë kurbetqarët shteti nuk ka leverdi. Tetova, Maqedonia e gjithë varet nga mërgata, 50 % të gjithë varemi nga ata”.

Të dhënat zyrtare nga Banka Qendrore tregojnë se vitin që lamë pas, edhe pse mërgimtarët nuk kanë qenë prezent ata kanë sjellë mbi 1.5 miliard euro, përmes transfereve.

Ndërsa me ardhjen e tyre këtë vit kjo shumë pritet të kalojë 2 miliardë euro thotë profesori Abdylmenaf Bexheti.

“Vitin e kaluar për shkak të mbylljes së shtetit por edhe mbylljes së shteteve nga edhe ku punojnë kishim një mungesë së ardhjes së tyre, por jo edhe përcjelle të remitencave apo edhe transfertave. Vitin e kaluar sipas raporteve zyrtare të Bankës Qendrore, ku nuk bëjnë pjesë edhe ato në mënyrë jo formale që sillen në xhepa, kemi shënuar një arkëtim prej 1.5 miliard euro në kushte pandemie. Sivjet duke i pasur parasysh edhe rrethanat duhet të kalojë edhe 2 miliardshin, të kemi parasysh është 20 më shumë se Bruto Produkti i Brendshëm dhe asnjë komponent tjetër nuk ndikon sa diaspora jonë për të cilën shteti nuk bën gati asgjë për të mos thënë që i anatemon edhe shpesh herë i pret në Saraj t’i dënojë, t’i sanksionojë edhe ata e mbajnë këtë rajon sidomos gjallë që është dominant”, tha Abdylmenaf Bexheti.

Vitin që lamë pas shumica e bizneseve të vogla u mbyllën shkaku mos ardhjes së mërgimtarëve dhe pandemisë. Qeveria deri më tani ka ndarë 6 pako ekonomike me të cilët është munduar që të zbus krizën ekonomike dhe rritjen e papunësisë, ndërsa bizneset në ana tjetër thonë se në masat ekonomike nuk kanë përfshirë të gjitha sektorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat