Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Tetovë

Tetova

Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në Tetovë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë njofton se dje një 47-vjeçar u gjet i vdekur në një apartament në Tetovë.

Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, në SPB Tetovë është raportuar se në banesën e tij në rrugën “Saga Ilindenska” është gjetur i pajetë I.I.

Vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës është konstatuar nga mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore, ndërsa vendi i ngjarjes është inspektuar nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektimi nga SPB Tetovë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit ishte dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat