Tetovë, burri ka shpenzuar fshehurazi nga kartela e bashkëshortes, paraqitet në polici

Tetova

Tetovë, burri ka shpenzuar fshehurazi nga kartela e bashkëshortes, paraqitet në polici

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme parashtroi kallëzim penal kundër 43 vjeçarit nga Tetova.

I cili gati për një vjet, pa dijeninë e bashkëshortes, ka shpenzuar para nga kartela e bashkëshortes së tij.

“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër S.I (43) nga Tetova për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim të kartelës kreditore'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia sqarojnë se personi me inicialet S.I gjatë periudhës nga 11.03.2020 deri më 05.02.2021, disa herë nga kartela e bashkëshortes së tij nga ngritur gjithsej 419.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat