Arrestohet një person nga Tetova, fitoi mbi dy mijë euro duke mashtruar për aksidente të rrejshme

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova, fitoi mbi dy mijë euro duke mashtruar për aksidente të rrejshme

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje rreth orës 13:50 e kanë arrestuar personin R.M (44), nga Tetova, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Siç informojnë nga MPB, ai dyshohet se gjatë muajve janar, mars dhe prill të këtij viti me paraqitjen e dëshmive të rrejshme, ka mashtruar një person nga Ohri dhe dy shtetas serb, dhe në mënyrë të paligjshme ka fituar pasuri prej 2.210 eurove.

“Të dëmtuarve nëpërmjet telefonit ose mesazheve ju është paraqitur dhe u ka thënë se të afërmit e tyre kanë ndërruar jetë në aksidente trafiku dhe se përmes një personi tjetër duhet t’i dërgojnë para për transportin dhe harxhimet tjera”, thonë nga MPB.

Ky person edhe më herët është paditur, pasi në mënyrë të njëjtë ka mashtruar dhjetëra persona nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Ndaj tij është dorëzuar kallëzim penal dhe sot do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat