Ndërron jetë 25 vjeçari nga Tetova, u godit nga rrufeja

Tetova

Ndërron jetë 25 vjeçari nga Tetova, u godit nga rrufeja

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Dje (18-korrik) në orën 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në lokalitetin “Karabunar” zona e fshatit Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i 25-vjeçarit E.O. nga Palishti i Poshtëm i Tetovës.

 Ai kishte qenë i goditur nga rrufeja dhe kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Vdekja është konstatuar nga mjeku ligjor, kurse Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi iu dorëzua familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat