Prej nesër pikë vaksinimi ish shtëpia e ARM-së

Tetova

Prej nesër pikë vaksinimi ish shtëpia e ARM-së

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Në Tetovë, ndërtesa administrative e Muzeut të rajonit të Tetovës ose ish Shtëpia e ARM-së prej nesër do të jetë pika kryesore e vaksinimit për zbatimin e imunizimit masiv kundër Kovid -19. Sot atje po përgatiten hapësirat për punën e personelit mjekësor.

“Kjo pikë do të funksionojë në tre ndërrime nga ora tetë e mëngjesit deri në mesnatë. Ne jemi duke punuar edhe një pikë tjetër që së shpejti do të jetë vetëm për rivaksinim në Qendrën Kulturore.

Nëse viti shkollor fillon me praninë fizike, ne do ta transferojmë ngadalë vaksinimin nga salla e sportit në shkollën e mjekësisë në vende të tjera sepse nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, tha kryetarja Teuta Arifi.

Nga nesër do të ketë një pikë vaksinimi edhe në ambulancën në fshatin Poroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat