Ky dyshohet të jetë shkaku i zjarrit në spitalin për Covid

Tetova

Ky dyshohet të jetë shkaku i zjarrit në spitalin për Covid

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:53
Pamje nga spitali i djegur në Tetovë

Të mërkurën rreth orës 21:00, në Tetovë është djegur spitali modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

Nga zjarri që, besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i një bombole, dyshohet edhe për viktima, por zyrtarisht kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Në hapësirat e spitalit ndodhen ekipe të shumta zjarrfikësish dhe ata të ndihmës së shpejtë, të cilat po nxjerrin pacientët.

Image
Pamje afër spitalit të Tetovës

Në spital, jozyrtarisht merret vesh se gjenden dhjetëra persona të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

“Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes brenda pesë minutave nga pranimi i thirrjes nga spitali, por për fat të keq gjithçka ka marrë flakë shumë shpejt… për momentin nuk mund të raportojmë për diçka tjetër. Shpreh keqardhje të thellë për këtë që ndodhi. Në spital kishte njerëz të sëmurë”, ka deklaruar kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Image
Pamje tjera të spitalit.

Nga shërbimi i zjarrfikësve thanë se shkaqet mbi përhapjen e zjarrit ende nuk mund të përcaktohen pasi ekipet ende janë duke punuar brenda hapësirave të djegura.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime përmes telefonit kryetares Arifi si dhe ka treguar gatishmëri për ndihmë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat