Djegia e modularit, rreth 60 pacientë janë pranuar në urgjencë

Tetova

Djegia e modularit, rreth 60 pacientë janë pranuar në urgjencë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 07:45
Nexhmedin Abazi

Prej 50 deri në 60 arrin numri i pacientëve që janë pranuar në urgjencën e Spitalit të Tetovës, ka bërë të ditur doktori Nexhmedin Abazi për TV21.

“Për momentin, diku 50-60 pacientë ishin në trajtim aktual dhe plus 19 pacientë të cilët patën fatin të shpëtojnë nga plagët e zjarrit. Për momentin janë 60.

Në Fillim gjendja e tyre ishte shumë e rëndë, mirëpo me intervenimin e ekipeve mjekësore është stabile”, tha Nexhmedin Abazi.

Intervenimi të menjëhershëm kanë bërë mjekët që kanë qenë në kujdestari, kurse ekipit më pas i janë bashkuar edhe mjekët tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat