Ngushëllime për zjarrin në Tetovë shpreh edhe ministria e Jashtme e Turqisë

Tetova

Ngushëllime për zjarrin në Tetovë shpreh edhe ministria e Jashtme e Turqisë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve nga zjarri në spitalin në Tetovë.

Mësuam me keqardhje të thellë për zjarrin që shpërtheu në qendrën Covid-19 brenda Spitalit Shtetëror në Tetovë – Maqedonia e Veriut, ku sipas informacioneve fillestare 10 persona humbën jetën, dhe ka disa të plagosur. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e të vdekurve dhe Qeverinë e Maqedonisë Veriore, dhe dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Gjithsej 14 persona vdiqën nga zjarri i djeshëm në qendrën Kovid në Tetovë.

Në qendrën covid gjatë zjarrit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ishin gjithsej 26 pacientë, 12 të tjerët po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat