Dalin pamjet/Kështu shpërtheu zjarri në Spitalin e Tetovës

Tetova

Dalin pamjet/Kështu shpërtheu zjarri në Spitalin e Tetovës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale filloi të shpërndahet incizimi i shpërthimit të zjarrit në Kovid Qendrën e Tetovës.

Në video shihet se diçka shpërthen në momentin kur pacientët përpiqen të evakuohen. Po ashtu shihen edhe persona që ndihmojnë pacientët për të dalë nga dritarja.

Sipas videos, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:03, ndërsa djegia e spitalit zgjatën rreth tre minuta.

Ndryshe, në zjarrin tragjik humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë mbetën të lënduar. Prokuroria njoftoi se hetimi po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat