Gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin e Tetovës, janë lënduar edhe dy zjarrfikës

Tetova

Gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin e Tetovës, janë lënduar edhe dy zjarrfikës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Igor Simovski është njëri nga dy zjarrfikësit e lënduar nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin modular të mërkurën, i cili në takim me gazetarët tregoi për sfidat me të cilat u përballën ai dhe kolegët e tij. Gjatë ndërhyrjes, i janë lënduar pjesët e poshtme të dy këmbëve.

“Energjia elektrike nuk ishte fikur, oksigjeni nuk ishte fikur dhe nuk mund të hyhej, shuarja bëhej me rrezik të madh. Ndonjë zjarrfikës mund të ishte goditur me rrymë, kishte shpërthime nga bobmolat, një bombolë shpërtheu nën gjurin tim. Falë Zotit, me pajisje 20-vjeçare të vjetër më shpëtoi. Më dërguan në kirurgji, ku mora ndihmë dhe një infuzion. Tani jam mirë. Një koleg ka tendosje të ligamenteve nga rrëzimi.

Më duhet të theksoj guximin e madh të kolegëve që ishin në punë, sepse ata e dinin se çfarë kushtesh dhe çfarë rreziku ka brenda. Edhe pse të gjithë e dinin që energjia elektrike nuk ishte fikur – edhe kur arritëm, telat filluan të kërcasin, kërciste gjithashtu edhe sahati i rrymës, por ata vazhduan të punojnë për të shuar zjarrin”, tha Igor Simovski.

Ai shpjegoi se zjarrfikësit u përballën me temperatura të larta për shkak të pranisë së oksigjenit.

Oksigjeni ndikon shumë, deri në pesëfish e rrit temperaturën. Automjetet ishin një metër, një metër e gjysmë larg ndërtesës dhe ishin shkrirë. Nëse makina ishte shkrirë, atëherë nëse zjarrfikësi përpiqej të hynte ndërsa kishte zjarr për të shpëtuar dikë, pajisjet mbrojtëse mund ta ndihmonin atë vetëm për 30 sekonda, ndërsa pastaj do të digjej. Fillimisht duhej shuar zjarri, pastaj të futeshim. E gjithë kjo është bërë kur zjarri është shuar. Temperatura ishte e madhe, automjetet po shkrinin jashtë dhe imagjinoni si ishte brenda”, e përshkroi situatën e të mërkurës mbrëma.

Sipas vlerësimeve të tij, automjeti i parë mbërriti në vendin e ngjarjes për katër minuta, por ndërtesa tashmë ishte në flakë.

Sapo e morëm thirrjen, një automjet i zjarrfikësve mbërriti për katër minuta. Kur mbërriti automjeti i parë, i gjithë spitali ishte në zjarr nga fillimi në fund. Nuk kishte asnjë shans për të hyrë brenda ambienteve sepse kishte temperaturë të lartë. Kolegët që ishin në detyrë dhe të thirrur nga shtëpia po përpiqeshin të shuanin zjarrin në mënyrë që të paktën ata që mund të shpëtoheshin të hynin.

Më vjen keq që nuk mund të hynim brenda dhe të shpëtonim njerëzit. Trupat e parë janë hequr nga pjesa e përparme ku mund të kishin qenë, me siguri të vdekur sepse askush nuk është nxjerrë i gjallë që kur kemi mbërritur ne. Në fillim, kur filloi zjarri, ata që dolën menjëherë u shpëtuan. Ata që mbetën brenda jo. Kur filloi zjarri, ai u përhap për një deri në dy minuta dhe mbuloi të gjithë ndërtesën”, shpjegoi Simovski.

Zjarri, tha ai, u shua plotësisht për një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat