Për kryetarë të Tetovës të paraqitur shtatë kandidat

Tetova

Për kryetarë të Tetovës të paraqitur shtatë kandidat

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve

Kandidatët për kryetar komune janë paraqitur nga partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtetin dhe Drejtësinë dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ Tetovë.

Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit u paraqitën nga dhjetë kandidatë, nëntë prej të cilëve janë nga partitë politike dhe një grup zgjedhësish.

Ndër partitë janë Partia Demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, E Majta, OBRM-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një grup votuesish të kryesuar nga Hamdi Sulejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat