Të lënduarit që i shpëtuan tragjedisë së zjarrit në Tetovë, janë në gjendje stabile

Tetova

Të lënduarit që i shpëtuan tragjedisë së zjarrit në Tetovë, janë në gjendje stabile

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 15:51
Të lënduarit që i shpëtuan tragjedisë së zjarrit në Tetovë, janë në gjendje stabile

Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetët. Asnjë nga të mbijetuarit nuk ka pasur lëndime nga zjarri ndërsa po kurohen nga koronavirusi.

Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, Hanife Demiri, motra kujdestare.

Demiri thotë se sot nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve.

“Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne motrat dhe tekniku”, tha Hanife Demiri, Infermiere.

Përndryshe, natën e kobshme për pacientët e spitalit modular që shëroheshin nga koronavirusi në Tetovë, nga gjithsej 26 të pranishëm sa ishin brenda, bashkë me motrat, mjekët dhe dy civilë, mbijetuan tragjedinë vetëm 12 pacientë, ndërsa 14 humbën jetët në zjarrin që përfshiu modularin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat