Tre të ndaluarit e protestës në Tetovë, vazhdojnë të mbeten në paraburgim

Tetova

Tre të ndaluarit e protestës në Tetovë, vazhdojnë të mbeten në paraburgim

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Tre personat e ndaluar ditë më parë në protestën që u mbajt nga familjarë e 14 viktimave, por edhe nga qytetarët e Tetovës, vazhdojnë të mbeten edhe më tej në paraburgim, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.

Sipas informatave nga SPB – Tetovë, ata pas marrjes në pyetje nga policia dhe dokumentimi i rastit, sot pritet të nxirren para gjykatësit hetues, i cili do të vendos për masën e mëtutjeshme, që mund të jetë vazhdimi i paraburgimit ose mbrojtja e tyre në liri.

Në mesin e tre të arrestuarve është edhe organizatori i protestës, Blerim Ahmedi, i cili akuzohet për shkelje të nenit 384 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, që ka të bëj me organizimin dhe mbajtjen e protestave të dhunshme dhe rrezikon dënim me burgim nga një deri në tre vite burg. Personi i dytë i arrestuar ditë më parë është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar një efektiv të policisë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës.

Ndërsa personi i tretë është po ashtu një protestues, i cili gjatë protestës ka bërë shkelje duke penguar efektivët e policisë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare. Në protestën e djeshme, gjatë përleshjes me policinë janë lënduar katër efektiv të policisë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat