Fillon grevë urie njëri nga të arrestuarit në protestat në Tetovë

Tetova

Fillon grevë urie njëri nga të arrestuarit në protestat në Tetovë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:40
Foto Ilustrim

Njëri nga 5 të arrestuarit në protestat në Tetovë ka hyrë në grevë urie. Këtë informaicon për Fokus e konfirmojnë edhe nga burgu.

Drejtori i burgut Filip Andov ka thënë se i burgosuri i ka informuar se do të hyjë në grevë urie, dhe për këtë vendim të protestuesit do ta informojnë edhe gjykatën.

Kujtojmë se protestat në Tetovë u organizuan në shenjë revolte për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona.

Në protestat në Tetovë u arrestuan 5 persona dhe janë në paraburgim 8 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat