As sot nuk ka detaje rreth hetimit për tragjedinë në Tetovë

Tetova

As sot nuk ka detaje rreth hetimit për tragjedinë në Tetovë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Edhe kjo javë pune përfundoi, dhe hetimi për zjarrin në spitalin në Tetovë, për të cilin kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të jetë i shpejtë, nuk ka përfunduar akoma. Prokuroria po kryen një procedurë para hetimore për zjarrin në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona.

Pres që raportet të publikohen deri në fund të kësaj jave, dhe nëse do të jetë kështu apo jo, këtë do ta thonë Prokurori i Republikës dhe prokurorët kompetentë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Prokuroria nuk garanton asnjë afat për hetimin. Prokuroria e Tetovës ende po grumbullon dëshmi të cilat duhet të tregojnë se si ka ndodhur zjarri në spital.

Raportet nga ekspertizat e urdhëruara nuk kanë ardhur në prokurori. Në prokurori janë dorëzuar protokollet e autopsisë nga personat e vdekur. Tani vijon marrja në pyetje e anëtarëve të familjes së viktimave, pas së cilës do të thirren dhe do të merren në pyetje edhe persona të tjerë, që mund të japin informacione të rëndësishme, për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria Publike.

Sa i përket përcaktimin se kush do të jetë mbikëqyrës mbi ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, dokumentacioni i projektit i Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, thotë qartë se kjo e dhënë do të shtohet më vonë, por kjo nuk është bërë. Ne pyetëm në Ministrinë e Punës pse është kështu.

Ne si Ministri nuk do të hyjmë në interpretim apo ndonjë koment mbi dokumentacionin, për cilëndo pjesë që mund të ndikojë në hetimin e Prokurorisë Publike. Ne i presim gjetjet e tyre”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas dokumentit të projektit, drejtori i spitalit të Tetovës Florin Besimi, ishte përgjegjës për të siguruar pajisjet për mbrojtje nga zjarri, si dhe person përgjegjës në spital. Dhe kontrolli i cilësisë dhe funksionalitetit të spitaleve modulare ishte në kompetencën e autoriteteve lokale dhe drejtorëve të spitaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat