Tetovë, rritet interesimi i të rinjve për vaksinim kundër Covid-19

Tetova

Tetovë, rritet interesimi i të rinjve për vaksinim kundër Covid-19

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Në Tetovë është rritur numri i të rinjve deri 19 vjeç që vaksinohen. Në pikën e vaksinimit takuam shumë të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin vaksinuar që nga fillimi kur autoritetet lejuan vaksinimin e tyre. Të shumtë ishin edhe ata të cilët interesoheshin mbi efektet e vaksinimit si dhe i drejtoheshin pikave vaksinale.

Jam 16 vjeçe, unë jam vaksinuar para dy muajsh dhe ndjehem shumë mirë dhe mendoj se të gjithë moshatarët e mi duhet të vaksinohen

Nga pika e vaksinimit pohojnë për shtimin e numrit të moshave nga 13-19 vjecare të cilët kanë vullnet për tu vaksinuar.

Mund të them se Interesimi ka qenë dhe vazhdon të jetë i lartë. Këtu punojmë me dy turne sipas nevojës realizohet edhe turni i tretë. Dje janë dhënë deri 600 doza ndërsa sot deri tash 150 doza. Mund ta cekim se interesimi tek fëmijët është shtuar dukshëm, prej moshës 13 deri 19 vjeçare këto ditë kemi pasur shumë që kanë shprehur interesim për vaksinim”, tha Teuta Emini Rushiti, mjeke.

Për momentin në Tetovë ka tre qendra vaksinimi për dozën e parë dhe një pikë për rivaksinim.

“Ditëve të fundit kemi një ulje drastike të turmave të panevojshme që prisnin para derës, tani shumë më mirë shkon procesi i rivaksinimit dhe paralelisht është për tu falënderuar ajo që gjithë qytetarët janë vetëdijësuar dhe e respektojnë terminin paraprak që e kanë dhe vijnë në kohë dhe si rezultat i asaj nuk kemi turma, puna shkon në mënyrë graduale dhe qytetarët janë më të kënaqur gjithë dhe ne si mjekë më të lirë në punën që duhet ta bëjmë”, pohoi Besnik Mustafai, mjek.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, me dozën e parë janë vaksinuar 4702 të rinj të moshës nga 12-17 vjeç, ndërkaq prej tyre me dy doza deri më tani janë imunizuar 3528 të rinj. Vaksinimi i moshave të mitura ka filluar të zbatohet nga data 12 korrik. Për vaksinimin e tyre e patjetërsueshme është prezenca e njërit nga prindërit. Vaksinimi i të rinjve bëhet vetëm me vaksinën Pfizer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat