Tetovari i bie me grusht policit në Tetovë, ja çka ndodhi pastaj

Tetova

Tetovari i bie me grusht policit në Tetovë, ja çka ndodhi pastaj

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 13:15
ilustrim

Mbrëmë pas mesnate në rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë, tre policë nga Stacioni Policor i Tetovës u sulmuan fizikisht nga 26 vjeçari me iniciale M.M. dhe 28 vjeçari me iniciale I.A. të dy nga Tetova, të cilët janë të njohur për shumë vepra kriminale, njofton Ministria e Punëve të brendshme.

Policët pasi i kanë vërejtur personat kanë kërkuar që të bëjnë identifikimin e tyre dhe të nxjerrin gjërat nga xhepi. Pas kësaj personi M.M. filloi të bërtiste dhe fizikisht ka sulmuar njërin nga policët duke e goditur atë me grushta në gjoks. Në këtë rast kanë reaguar edhe dy policët tjerë, kanë arrestuar dhe dërguar personat në Stacionin Policor të Tetovës për veprime të mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat