Dy të vdekur në aksidentin afër Tetovës

Tetova

Dy të vdekur në aksidentin afër Tetovës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 20:48
ilustrim

Dy persona të moshuar  kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Tetovë-Jazhincë në fshatin Odër të komunës së Tearcës, njofton Gazeta KOHA.

Informatate  para jozyrtare janë se jetën e kanë humbur burrë e grua nga fshati Gllogjë, ndërsa dy janë lënduar që kanë qenë në veturën Opel Vektra Aksidenti ka ndodhur pas dite në mes të veturave “Opel Vektra” dhe “Llada 1500”. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve të Tetovës. Sipas të dhënave jozyrtare dy personat që kanë humbur jetën janë nga fshati Gllogjë gjegjësisht S.G 76 vjeçar dhe T.G 71 vjeçare.

Burri i moshës 76 vjeçare ende është duke u nxjerrë nga vetura nga ana e njësisë së zjarrfikësve kurse gruaja ka dnërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat