Gjykata hedh poshtë ankesat e lëvizjes BESA për Tetovën

Tetova

Gjykata hedh poshtë ankesat e lëvizjes BESA për Tetovën

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 21:07
ilustrim

Gjykata Administrative i ka konsideruar si të pabaza ankesat e lëvizjes BESA dhe ndaj i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Kështu thuhet në aktvendimin e Gjykatës, pasi ajo brenda 48 orësh ka analizuar ankesat e dorëzuara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ankesa e partisë politike BESA përmes personit të saj të autorizuar për anulimin e procedurës për votim në listën e kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës në vendvotimet nr. 2088, 2085, 1995, 1996, 1997, 1997/1, 2086 dhe 2087 në Komunën e Tetovës hidhen poshtë si të pabaza”, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat