Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Tetovë

Tetova

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Tetovë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Autorë të panjohur mbrëmë kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e M.K.(55) në rrugën “Kiro Ristovski-Dërnc” nga Tetova.

MPB informon se autorët me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4.000 franga zvicerane dhe 850 euro, një tablet stoli të shumëllojshme.

Pasi e kanë kryer veprën kanë ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetje të autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat