A e dini se cilat lokale u mbyllën të shtunën në Tetovë nga inspekcioni?

Tetova

A e dini se cilat lokale u mbyllën të shtunën në Tetovë nga inspekcioni?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 09:14
Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar zyrtarisht se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit mbrëmë gjatë aksionit policor janë kontrolluar 31 lokale. 19 prej tyre janë dënuar nga DAP dhe Inspektoriati i Tregut dhe do të mbyllen për 15 ose 30 ditë, për shkak mos dhënies së llogarive fiskale, mosregjistrim i subjektit etj etj.

Poashtu gjatë aksionit policor mbrëmë në këtë rajon janë arrestuar edhe 26 person prej tyre 16 shtetas të Maqedoniës pasi pas kontrollit ndaj tyre nëpër lokale u janë gjetur substanca narkotike, ndërsa 10 shtetasit tjerë të arrestua janë të femra të huaja të cilat kanë punuar në striptis bare.

Edhe pse në mediat maqedonase u bë bujë se në shumë qytete të Maqedonisë është zhvilluar aksioni i njëjtë nuk doli e vërtetë. Vetëm në Tetovë ka patur kontrolle dhe dënime dhe arrestime të klientëve për substanca narkotike. Të gjitha lokalet të inspektuara janë shqiptare asnjë maqedonase prandaj emrat e lokaleve nuk u nxorën. “Specijallca” dhe inspektime vetëm për shqiptarët dhe rininë shqiptare. Nuk duam me këtë lajm të amnistojmë aspak parregullsitë ligjore të këtyre lokaleve me pronarë shqiptarë por vetëm flasim të drejtën e këtij aksioni. Të mos heshtin BDI dhe Alenca Shqiptare pasi të dyja janë në qeveri. Në fakt të ngrenë zërin partitë opozitare shqiptare…ups…a kemi të tilla?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat