Familjarët pohojnë raportin e autopsisë: I riu nga Tetova nuk ka kryer vetëvrasje, por humbi jetën aksidentalisht

Tetova

Familjarët pohojnë raportin e autopsisë: I riu nga Tetova nuk ka kryer vetëvrasje, por humbi jetën aksidentalisht

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 20:28
ilustrim

Mjekësia ligjore ka zbardhur shkaqet e vdekjes së të riut i cili u konsiderua si vetëvrasje, që ndodhi të hënën rreth orës 11.30 në rrugën “176” në Tetovë, ku humbi jetën i riu 26 vjeçar S.I.

Sipas familjarëve që rrëfejnë për TetovaSot, thonë se nga raporti i mjeksisë ligjore të cilët kanë bërë autopsi ndaj të ndjerit 26 vjeçar, nuk është vetëvrasje, por incident me pasojë vdekjen e të riut.

“Kemi marrë njoftim nga mjeksia kriminalistike dhe organet policore se rasti nuk ka mundur të jetë vetëvrasje sipas rrethanave të të ndjerit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë, pasi i ndjeri ka dashur të rregulloj diçka në terracën e shtëpisë, mëngjesin e të hënës moti ka qenë me erë të fuqishme dhe nga kjo supozohet se ka ndodhur incidenti fatal. Nga i ndjeri nuk është lënë ndonje letër apo ndonjë dyshim për vetëvrasje dhe se i ndjeri nuk ka pasur ndonje tentim të mëparshëm. Allahu e shperbleft në atë botë e familjes së tij t’i jap durim”, thonë familjarët për TetovaSot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat