Gjendet një trup i pajetë në Tetovë

Tetova

Gjendet një trup i pajetë në Tetovë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një burrë pa shenja jete është gjetur në rrugën drejt fshatit Strimnicë të Tetovës.

Sipas informacioneve të MPB-së, mbrëmë Q.H. ka denoncuar rastin se në vendin e quajtur Ledina është gjetur një trup i pajetë i një burri rreth moshës 40 vjeçare.

“Ekipet e SPB Tetovë, në bashkëpunim me prokurorin publik dhe mjekun e mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, pas çka në një humnerë është gjetur një person pa shenja jete. Ekipet e mjekësisë ligjore kanë konstatuar se viktima ka shenja dhune”, njoftoi MPB.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dhënë për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat