Organizohet forum rajonal për çështjen e deponive në perëndim të Maqedonisë

Tetova

Organizohet forum rajonal për çështjen e deponive në perëndim të Maqedonisë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 08:39
Tetovë

Nën organizimin e Civica Mobilitas, sot në Tetovë organizohet forum rajonal ”Deponitë: Ku dhe kur?, ku edhe njëherë do të aktualizohet problemi afatgjatë me deponitë dhe gjetja e zgjidhjes së mundshme.

Forumi në fjalë do të mbledhë së bashku kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Strugës, Jegunovcës, Zhelinës, respektivisht marrin pjesë Teuta Arifi, Arben Taravari, Ramiz Merko, Darko Bllazheski dhe Blerim Sejdiu.

Pjesë e forumit do të jetë edhe OJQ Eco Guerilla. Në Maqedoni ka 54 deponi komunale që janë ndotës të mëdhenj. Sipas ekspertëve, 16 deponi paraqesin rrezik të lartë ndotës, 16 prej tyre paraqesin rrezik të mesëm, kurse 19 paraqesin rrezik të ulët ndotës për mjedisin jetësor.

Deri tani, vetëm ”Drislla” në Shkup ka leje të integruar për menaxhim me hedhurinat. Forumi mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore, me fillim në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat