Lëndohet 7 vjeçari në një aksident në Tetovë

Tetova

Lëndohet 7 vjeçari në një aksident në Tetovë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Kamjan, dje (13 dhjetor), rreth orës 22 e 40 minuta, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete me targa të Tetovës: "BMW" e drejtuar nga Sh.I. 45 vjeçare nga fshati Kamjan i Tetovës dhe Audi A4, i drejtuar nga 52-vjeçari S.B. nga Reçica e Madhe.

Të dy shoferët dhe pasagjeri 7 vjeçar i ndodhur në makinën  "BMW" kanë pësuar pësuar lëndime trupore, të cilët me ndihmën e një automjeti tjetër janë transferuar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë janë lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.

Sipas gjetjeve paraprake të inspektimit, shkaku i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të komunikacionit, ndërsa dëmi material është konstatur në vlerë prej  80 mijë denarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat