Probleme me matësin e ndotjes së ajrit në Tetovë, humbin të dhënat e mesditës

Tetova

Probleme me matësin e ndotjes së ajrit në Tetovë, humbin të dhënat e mesditës

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:36
Tetovë

Të dhënat e ndotjes së ajrit në Tetovë, orë për orë, ekzistojnë, por ndonjëherë ndodhë që të humben. Përgjegjësit thonë se ka një problem kompjuterik që janë duke tentuar ta mënjanojnë.

Ljupço Grozdanovski thotë për Radio Evropën e Lirë se ky problem shkakton humbjen e të dhënave gjatë periudhës së mesditës të ndotjes së ajrit. Ai shprehet se janë në fazë të zgjidhjes së këtij problemi.

Në pikat e matjes së ndotjes së ajrit ka instrumente speciale. Pas përpunimit të mostrave të ajrit, instrumenti jep të dhëna të matura dhe të transferueshme. Të dhënat më pastaj transferohen te serveri i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapsinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat