Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e urës Shipkovicë-Brodec

Tetova

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e urës Shipkovicë-Brodec

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 21:39
Teuta Arifi

Ura në rrugën Shipkovicë-Brodec do të ndërtohet këtë vit. Për këtë qëllim dhe sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi nënshkroi marrëveshje me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi.

Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi për projekt tha se është me rëndësi të veçantë sepse në këtë drejtim gjendet disa fshatra të Malit Sharr.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se administrata e komunës me miratimin e projektit të urës Shipkovicë-Brodec, tregon se i ndjek rregullisht projektet çka jepen në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat