Një tetovar e ka “kidnapuar” djalin e tij nga ish gruaja në Tiranë

Tetova

Një tetovar e ka “kidnapuar” djalin e tij nga ish gruaja në Tiranë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:21
Policia në Tiranë

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, në Tiranë ka filluar hetim për gjetjen dhe arrestimin e personit B.M. banor i Tetovës.

Tetovari 34-vjeçar dyshohet se pa dijen e ish bashkëshortes së tij me vete e ka marrë djalin e tij 10 vjeçar I.M.

Sipas mediave shqiptare “kidnapimin” e djalit në Polici e ka paraqitur nëna e djalit 10-vjeçar L.M.(32) dhe ish bashkëshorte e B.M e cila pas ndarjes me djalin jeton në Tiranë.

Ajo pohoi se B.M ka ardhur për vizitë të zakonshme që ta sheh djalin e tij , pas së cilës e ka marrë dhe ka ikur për në Maqedoni pa dijen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat