Hallë Malësorja dhe Z.Teuta Arifi

Tetova

Hallë Malësorja dhe Z.Teuta Arifi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:16
Sulejman Mehazi

Nuk do bisedojmë për Hallën e  kohës së moçme të Ali Asllanit nën udhëheqjen e tij të prefekturës së Vlorës, por për Hallën malësore të Tetovës së sotme nën udhëheqjen e të nderuarës Teuta Arifit.

Halla malësore e Tetovës s'është Hallë urbane e lazdëruar e Ali Asllanit që se do e si pëlqen nusja e çdo kund ankohet për te; Halla malësore e Tetovës është rurale, ajo e do nusen e saj e kurrë nuk ankohet e folë keq për nuset. Halla malësore e Tetovës ankesat i bën të fshehura e jo të hapura si Halla e Ali Asllanit; ajo ka vendosur të shkonte te prefektuara e Tetovës e t'ia tregonte hallet e saja, sy më sy, prefektes së vyer Teuta Arifit. Plaka e gjorë e cila ishte nga fshatrat e thella të Tetovës çdo ditë e çdo ditë që herët në mëngjes vinte në prefekturë për t'u takuar me kryetaren e Tetovës e t'ia tregonte hallin e madh që kishte, por s'mundej për shkak të mos caktimit të kohës(terminit). 

Sa herë që kryetarja vinte në punë, Halla malësore i dilte përpara, por pa sukses.

Pasi Halla malësore për të punësuarit në prefektuarë ishte bërë  e mërzitshmja e përditëshme, e i lodhte çdo çast, për të shpëtuar nga ajo e lejuan pa rend të takohet me prefekten e Tetovës, Teuta Arifin. Zonja Teuta Arifi sapo e pa Hallën, ashtu e edukuar si është, me dhimbshmëri e respekt që kishte ndaj të  moshuarve, u çua në këmbë ia dha dorën Hallës e duke e përqafuar i tha:

-Pse se keni pru ndonjë burrë të familjes deri këtu, por keni ardhë vet ju?

Halla malësore me mençuri  ia ktheu:

-Të kishte burra Tetova atëherë nuk do ishit ju kryetare për ta udhëhequr Tetovën, erdha vet se të gjithë janë burreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat