Plagoset me armë zjarri një banor i Saraqinës në Tetovë

Tetova

Plagoset me armë zjarri një banor i Saraqinës në Tetovë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Q.E (56) nga fshati Saraqinë i Tetovës është plagosur me plumb në gjurin e djathtë pasi dje drejt tij me pistoletë ka shtënë bashkëfshatari i tij P.P (33).

Sipas denoncimit në polici, incidenti i armatosur ka ndodhur dje rreth orës 07:30 me ç’rast P.P derisa ka lëvizur me makinën e tij “Golf” me targa të Tetovës nga pistoleta ka shtënë dy plumba drejt Q.E, i cili ka ecur në këmbë në afërsi të shtëpisë së tij. Njëri nga plumbat e ka goditur Q.E në gjurin e djathtë, ndërsa P.P me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes.

“I lënduari Q.E me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është mbajtur në mjekim të mëtejshëm. Pas autorizimit të prokurorit publik ekspertizë në vendin e ngjarje ka kryer ekip i SPB Tetovë. Në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë e kalibrit 7,65 milimetra që është dërguar për ekspertizë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për gjetjen e personit P.P dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat