Tetovë, gjendet marihuanë në shtëpinë e një qytetari

Tetova

Tetovë, gjendet marihuanë në shtëpinë e një qytetari

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Pjesëtaret e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje prej ora 16:30 minuta deri ora 17:20 minuta, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 37-vjeçarit F.U nga Tetova, në rrugën “Shtipska”.

Nga SPB njoftojnë se bastisja është realizuar me urdhër të gjykatësit.

“Gjatë bastisjes është gjetur sasi heroine, ndërsa tek 38-vjeçari E.I. gjithashtu nga Tetova, i cili ka qenë së bashku me personin F.U. është gjetur Marihuanë”, thonë nga SPB.

Ata shtojnë se po marrin masa për zbardhjen e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat