Policia e Tetovës përforcon aktivitetet kundër parkimit paralel - Bota Sot
Policia e Tetovës përforcon aktivitetet kundër parkimit paralel

Tetova

Policia e Tetovës përforcon aktivitetet kundër parkimit paralel

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se me qëllim të përmirësimit të gjendjes së parkimit të veturave në qytet, kanë filluar aktivitete të përforcuara, për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të parkimeve jo të rregullta.

Nga SPB thonë se theks të veçantë i aktiviteteve të tyre është vendosur në parkimin paralel, që në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal dhe lëvizjen e sigurt dhe normale të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

“Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë zbuluar dhe sanksionuar 27 lloje të këtilla të kundërvajtjeve, duke përmendur se gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve janë prej 45 deri 180 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga vendi ku i kanë parkuar veturat e tyre”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata shtojnë se këto aktivitete me intensitet të njëjtë, do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, ndërsa apelojnë tek vozitësit që t’u përmbahen rregullave, gjegjësisht të mos praktikojnë parkimin paralel, pa marrë parasysh sa kohë planifikojnë të ndalojnë, në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksione të parapara me ligj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera