Zbulohet bastore ilegale sportive në Tetovë, konfiskohen pajisjet - Bota Sot
Zbulohet bastore ilegale sportive në Tetovë, konfiskohen pajisjet

Tetova

Zbulohet bastore ilegale sportive në Tetovë, konfiskohen pajisjet

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:23
Ilustrim

Mbrëmë nga ora 19:00 deri në ora 21:00, me raportime të qytetarëve, zyrtarët policorë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë kanë kryer kontroll në bastore sportive në rrugën “113” në Tetovë, e cila ka punuar në mënyrë ilegale dhe pa dokumentet e nevojshme.

Në objekt është gjetur edhe përgjegjësi i bastore sportive F.L (49) nga Tetova, ndërsa me leje janë konfiskuar tetë televizorë, katër kompjuterë, tri monitorë, dy makina për shtyp, një lexues, një keno makinë, tri poker aparat, një printer dhe para.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër të dyshuarit do të ngrihet procedurë e përshtatshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera