Studentët e UT-së protestojnë në Tetovë

Tetova

Studentët e UT-së protestojnë në Tetovë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:10
Protesta

Studentë, nxënës dhe prindër kanë protestuar në Tetovë duke kërkuar ulje të tarifave studentore, largim të profesorëve që kushtëzojnë notën me blerje librash, dhe heqjen e pagesës për praktikën dhe ekskursionet shkencore.

Protesta e studentëve nga sheshi i qytetit ka vazhduar te Universiteti i Tetovës. Atje studentët u ndaluan nga policia që të futen në oborrin e UT për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Studentët kanë marshuar për gjatë gjithë rrugës së Ilindenit e deri tek UEJL, e më pas u kthyen për të hyrë përpara rektoratit të universitetit të Tetovës, por, siç edhe mund të shihni, në derën hyrëse ata hasën në kordonin e Policisë, dhe nuk u lejuan të futen brenda”, thanë protestuesit.

Studentët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët e ardhshme përpara Universitetit të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat