Dita e 48-të e protestës së “Astirit”, Balliu: Fal qëndresës suaj, u zbulua projekti mafioz

Tirana

Dita e 48-të e protestës së “Astirit”, Balliu: Fal qëndresës suaj, u zbulua projekti mafioz

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Klevis Balliu

Edhe ditën e sotme banorët e “Astirit” dolën në rrugë duke protestuar. Prej 48-të ditësh ata protestojnë për mos prishjen e banesave të tyre dhe anulim të projektit. Në protestë ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se falë kësaj proteste u zbuluan se ky projekt ishe mafioz dhe kriminel.

“Keni plot 48 ditë protestoni në mënyrë heroike. Ka qenë qëndresa juaj që pasqyroi krimin që po bëhej në këtë projekt mafioz dhe kriminal. Ishte qëndresa juaj që zbuloi se kush qëndronte pas pallateve, banditët si Edmond Bego, mikun e Taulantit dhe Edi Ramës. Sot ka qenë një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në Parlamentin shqiptar. Votuan kundër vettingut për politikanët të lidhur me krimin për të shporrur politikanët të lidhur me krimin dhe kriminelë si Edmond Pego që do t’ju nxjerrë ju nga shtëpia.  Sot, këta qeveritarë votuan kundër vettingut politikë dhe votuan kundër Aldo Bares, Habilajve dhe Lulzim Berishës”, tha Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat