Vrasja në Tiranë, kush është Erion Benga, shantazhoi 2 vite më parë ish-të dashurën

Tirana

Vrasja në Tiranë, kush është Erion Benga, shantazhoi 2 vite më parë ish-të dashurën

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Zbulohen detaje nga e shkuara e Erion Bengës, të riut që ngeli i plagosur sot në vrasjen në Laprakë.

Mësohet se Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.

Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.

Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë. 

Sot ai u plagos në atentatin që ndodhi në Laprakë, ku mbeti e vrarë, 17-vjecarja Griselda Gjinkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat