Kalaja e Tiranës, destinacioni më i ri i traditës dhe prodhimeve artizanale

Tirana

Kalaja e Tiranës, destinacioni më i ri i traditës dhe prodhimeve artizanale

Më: 3 janar 2019 Në ora: 08:48
Kalaja e Tiranës

Tirana është një qytet gjithnjë në ndryshim. Përshtypja që keni, sapo vendosni këmbët në kryeqytetin shqiptar, është se nuk ndalon asnjë moment: sheshe ndërtimi, vinça, ndërtesa të reja, ekspozita arti, tregje dhe një kalendar plot ngjarje, e bëjnë atë një qytet të gjallë, ku pavarësisht kompleksitetit të tij, është e vështirë të mërzitesh.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja italiane, Francesca Masotti, të publikuar në blogun “Letters from the Balkans”.

Çdo sezon sjell lajme të shkëlqyera në Tiranë, aq shumë sa që sa herë që e vizitoni nuk është kurrë i njëjtë me atë të mëparshmin. Tirana, në fakt, ndryshon vazhdimisht, gjithmonë ka një ndërtesë të re, një dhomë të re, ose një galeri të re që meriton një vizitë.

Image

Këtë dimër ka një arsye tjetër për ta përfshirë atë në itinerarin tuaj të udhëtimit: hapjen e Kalasë së Tiranës, të familjes Toptani.

Kalaja është në pronësi të familjes Toptani, një nga familjet më të pasura në Shqipëri dhe zonën ballkanike, me origjinë nga qyteti i bukur i Krujës, e cila u zhvendos në Tiranë në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Disa anëtarë të familjes prestigjioze, gjatë viteve të sundimit osman, u urdhëruan nga Perandoria për të qeverisur territoret e atëhershme otomane në tokën shqiptare.

Por, një nga anëtarët më të njohur të bërthamës familjare, poetit, artistit dhe aktivistit Murat Toptani, të cilit i është kushtuar rruga e bukur e këmbësorëve të Tiranës, ku gjendet Kalaja, ka luajtur një rol themelor në radhët e lëvizjes kombëtare të ringjalljes shqiptare kundër Perandorisë Osmane, e cila në vitin 1912 në Vlorë çoi në pavarësinë e Shqipërisë nga ajo perandori, pas rreth pesëqind viteve nën sundimin e saj, transmeton atsh.

E ndërtuar në afërsi të kalasë së vjetër të Justinianit, një nga mbetjet e pakta arkeologjike, ende i pranishëm në zemër të kryeqytetit shqiptar, Kalaja e Tiranës, pas restaurimit të kujdesshëm, ka hapur më në fund dyert e saj për publikun. Ky është një realitet i mrekullueshëm, në të cilën janë, ndër të tjera, restorante, galeri dhe dyqane për shitjen e produkteve tipike dhe artizanale lokale shqiptare. Ndër të tjera, restoranti “Luga e Argjendtë”, e kuzhinieres dhe blogeres së parë të ushqimeve Dhurata Thanasi, që nga Blloku do të transferohet këtu në fillim të vitit, galeria-kafe bashkëkohore Unuart Lounge, Cobo Wine Bar ku ju mund të shijoni verërat më prestigjioze të prodhuara në Çobo Kantina bodrum i Beratit, studio e porcelanit Seferi me krijimet e saj të bukur punuar me dorë, Subashi dyqan që shet vaj ulliri i prodhuar në Vorë, vetëm jashtë Tiranës, argjendaria Chicarti Silver, një dyqan i ri me çokollat a italiane që bën kryevepra për shijuesit e çokollatës, galeritë e artit bashkëkohorë me veprat e artistëve të njohur shqiptarë dhe një hotel që do të lejojë vizitorët të qëndrojnë në qendër historike të Tiranës.

Për më tepër, gjatë vitit, në zonat e mrekullueshme dhe të mëdha te Kalaja, do të organizohen evenimente gastronomike, muzikë, ekspozita, valle tipike të Shqipërisë dhe gjithashtu komunitetet shqiptare që jetojnë përtej kufijve kombëtarë: mos humbisni javët e kushtuara traditës kosovare, malazeze, maqedonase dhe në fund arbëreshe. Ka shumë arsye për të shkuar dhe për të zbuluar këtë xhevahir të ri në zemër të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat