Ndërhyrje e re në Tiranë, projekti që lidh sheshin “Skënderbej" me Bulevardin e ri

Tirana

Ndërhyrje e re në Tiranë, projekti që lidh sheshin “Skënderbej" me Bulevardin e ri

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:40
Bashkia e Tiranës ka parashikuar financimin e disa projekteve të reja

Në buxhetin e këtij viti, bashkia e Tiranës ka parashikuar financimin e disa projekteve të reja, implementimi i të cilave do të ndikojë në turizëm.

Një ndër to ndërhyrje tjetër e rëndësishme është rehabilitimi i Bulevardi Zogu i Parë, konkretisht segmenti rrugor i cili lidh sheshin Skënderbej me Bulevardin e ri.

Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të shiut, ndriçimin rrugore, gjelbërimit. Ky projekt parashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikro hapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbejnë për aktivitete të ndryshme, transmeton atsh.

Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë. Ky projekt kap një vlerë prej 858 milionë lekësh.  Ky projekt ishte paralajmëruar që në muajin maj 2018 ndërsa ishte ende në fazë projektimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat