Nëna e re braktis foshnjën në Tiranë

Tirana

Nëna e re braktis foshnjën në Tiranë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Një nënë e re, ka braktisur foshnjen e saj në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se për N. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 01. 01. 2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen N. Gj., vjeçe 22, banuese në Paskuqan, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat