Vit i ri “pa” fishekzjarre, por në 2 ditë u shënuan 500 urgjenca vetëm në Tiranë

Tirana

Vit i ri “pa” fishekzjarre, por në 2 ditë u shënuan 500 urgjenca vetëm në Tiranë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Nata e ndërrimit të viteve, çdo herë është shoqëruar me dhjetëra të lënduar, por kësaj radhe fishekzjarrët u hodhën vetëm nga pushteti lokal.

Për pasojë edhe shifrat e të plagosurve janë të ulta. 

Dëmtimet në gjymtyrë ishin pamjet që spikasnin këtë 2 janar në Spitalin Ushtarak. 

Një plagosje në Fier dhe një i lënduar në Korçë ishin 2 incidentet e vetme që u shënuan përgjatë këtyre orëve.

Por problemet shëndetësore nga pijet dhe ushqimi, kanë qenë të pranishme dhe sipas të dhënave zyrtare 500 persona janë paraqitur në urgjencën e Tiranës në dy ditët e para të vitit 2019, raporton a2.

Ndërsa përplasjet rutinë pacient-staf mjekësor, shoqërojnë përherë korridoret apo shkallët e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat