Vazhdon protesta te Unaza e Re, të pranishëm edhe deputetë të PD-së

Tirana

Vazhdon protesta te Unaza e Re, të pranishëm edhe deputetë të PD-së

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:48
Protesta

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka vijuar edhe sot, në ditën e 63-të të saj, ndërsa këtë pasdite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë Rama dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm në protestë dhe u bëri apel banorëve të Unazës, që të bashkohen me studentët në protestën e të hënës.

Ky i fundit bëri një apel edhe për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun, të cilës i kërkoi të zbardhë aferën korruptive të tenderimit të njërit prej loteve të unazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat