Bashkia e Tiranës shton trotuaret me rampa për invalidët

Tirana

Bashkia e Tiranës shton trotuaret me rampa për invalidët

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:28
Pamje nga punimet

Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e ramnpave ulëse, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë. Pas ndërhyrjes në shumë prej akseve pranë qendrës së qytetit, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet për të shtuar rampat ulëse për këmbësorët. Në investime parashikohet që të gjitha trotuaret në kryeqytet të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat