Kjo është lagjia e politikanëve në Tiranë, ku fshihej Klement Balili

Tirana

Kjo është lagjia e politikanëve në Tiranë, ku fshihej Klement Balili

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:27
Lagjia e politikanëve në Tiran

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje rreth intervistës me Klement Balilin përpara dorëzimit.

Ai tha se Klement Balili ka qëndruar i fshehur në një zonë në Tiranë, ku pranë saj jetojnë edhe shumë ministra e ish-ministra.

“Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra.

Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, për një njeri që merr një shtëpi me qira.

Ai nuk është ekspozuar shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin.

Intervista ishte një sfidë më vete. Eshtë bërë me celular nga ambientet e një lokali. Unë nuk jam ekspozuar dhe më është dashur të qëndroj gjatë aty”, ka  thënë  Hoxha në një intervistë për A2.

Ai nuk e përcaktoi zonën ku jetojnë shumë ministra, por kjo zonë është afër Liqenit dhe “Kodrës së Diellit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat