Shpërthim tritoli në Tiranë

Tirana

Shpërthim tritoli në Tiranë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:12
Ilustrim

Mbrëmjen e sotme një makine i është vendosur një sasi tritoli në Tiranë.

Sipas policisë makina ishte e parkuar dhe është në pronësi të shtetasit D.H.

Ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa ende nuk dihet autori.

“Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat