Ekzekutohet ish-polici në Tiranë, 10 vite më parë i vranë vëllanë në të njëjtin vend

Tirana

Ekzekutohet ish-polici në Tiranë, 10 vite më parë i vranë vëllanë në të njëjtin vend

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Tronditet Tirana!

Një ish-polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë shkollës “At Zef Pllumbi”, në zonën e Tiranës së Re.

Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur Arben Bilali, rreth 50 vjeç.

Arben Bilali ka punuar për shumë vite si punonjës policie tek Komisariati nr.2 dhe me FNSH.

Mësohet se Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010, nga i cili ai ka mbetur i plagosur.

Ndërsa në vitin 2008, në po të njejtin vend atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.

Sipas mediave, autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Edhe pse u transportua në kohë në spital, për shkak të plagëve nuk arriti të mbijetonte.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka ngritur pika të shumta kontrolli

Njoftimi i policisë:

“Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat