Parkimet me koncesion? Veliaj hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike

Tirana

Parkimet me koncesion? Veliaj hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

Bashkia e Tiranës do të vendosë pajisje vetëshërbyese në zonat që janë përcaktuar për parkim me pagesë. Përmes këtij shërbimi synohet të menaxhohet më mirë vjelja e të ardhurave në rrugët ku parkimi rezervohet përmes metodës sms payment por edhe për të shmangur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e një metode alternative.

Projektvendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak vetëm me votat e PS, ndërsa Erion Veliaj hodhi poshtë akuzat e liderit të opozitës se parkimet me pagesë do të jepen me koncesion. 

Erion Veliaj: Nuk i japim me koncesion sepse nuk jemi cmendur. Thjesht kemi shtuar gamën e pagesave. Shumë njerëz, sidomos turistë na kanë kërkuar të ketë një automat që të kenë mundësi ta paguajë dhe me xheton. 

Vota e Këshilltarëve LSI-së u bashkua me atë të mazhorancës për miratimin e fondeve për shtresat në nevojë, ndërsa për çështjen e parkingjeve dolën kundër me argumentin se ky shërbim është koncension i fshehur. 

Erisa Xhixho: Qëllimi i këtij projekti është totalisht një koncesion, por i manipuluar në mënyrë shumë të sofistikuar. Pasi vihet në përdorim hapësira publike, gjithashtu rrit cmimin e parkimit për qytetarët. 

Ndërsa përsa i përket debatit për kartat e studentëve, kryetari i Bashkisë u shpreh se kjo nuk është përgjegjësi e Bashkisë Tiranë, por e Universiteteve. 

Erion Veliaj: Unë i premtoj, nga dita që marrim një dorëzim kompetent që Universitetet se bëjnë dot, brenda një jave, atij Universiteti ia bën Bashkia e Tiranës. 

Edhe për bursat e studentëve Bashkia e Tiranës është tërhequr pasi me ligjin e ri kjo ka kaluar në në juridiksionin e Universiteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat